Vritet udhëheqësi i Al-Kaidës në zonën e Afrikës

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:54
Vritet udhëheqësi i Al-Kaidës në zonën e Afrikës

Forcat franceze kanë vrarë udhëheqësin ushtarak të Al-Kaidës nga Afrika, Bah ag Moussa, gjatë një operacioni në verilindje të Malit.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ish-koloneli i ushtrisë maliane, ishte i njohur edhe si Bamoussa Diarra, dhe bënte pjesë në grupe xhihadiste të shtetit të Malit. Ai, me grupin e tij kishte sulmuar vazhdimisht edhe ushtarë dhe civilë në vendet fqinje.

“Një figurë historike e lëvizjes xhihadiste në Sahel, Bah ag Moussa konsiderohet përgjegjës për disa sulme kundër forcave Maliane dhe ndërkombëtare”, tha ministrja Parly në një deklaratë.

Moussa, i cili ishte në listën e terrorizmit në SHBA, është vrarë gjatë së martës pas një operacioni që përfshinte trupat tokësore dhe helikopterë Në javët e fundit, Reuters shkruan se forcat franceze kanë vrarë dhjetëra luftërarë islamikë

“Ky është një sukses i madh në luftën kundër terrorizmit,” tha Parly.

(Kosova Sot Online)