Erdhi nga Gjermania në Prishtinë për ta parë vajzën, ish-bashkëshortja e ther me thikë

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 10:25
Erdhi nga Gjermania në Prishtinë për ta parë vajzën, ish-bashkëshortja e ther me thikë

Një mërgimtar nga Gjermania ka raportuar në Polici se është therur me thikë nga ish-bashkëshortja e tij në Prishtinë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar lirimin e të dyshuarës.

“Prishtinë 12.11.2020 – 18:07. Viktima mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka raportuar se pasi ka shkuar te ish bashkëshortja e tij, e dyshuara f/k, për ta vizituar vajzën e tij, e dyshuara e ka therur me thikë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që e dyshuara pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)