Sot është e premtja e zezë dhe data shënon 13/ Ja përse thuhet se është ditë tersi dhe duhen shmangur…

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 10:54
Sot është e premtja e zezë dhe data shënon 13/ Ja përse thuhet se është ditë tersi dhe duhen shmangur…

Sot është e premte 13 nëntor, dhe është e dyta dhe e fundit e ashtuquajtur e premtja ters e këtij viti. E radhës do të jetë në 13 gusht të vitit të vjen.

Në avionët amerikanë nuk ka sedilje me numrin 13. As në dyert e apartamenteve. Askund nuk e shënojnë këtë numër që bëhet edhe më i rre zikshëm kur i bie të jetë ditë e premte.

Ky supersticion e ka origjinën tek Darka e Fundit, ku Krishti darkoi së bashku me 12 apostujt e tij të premten e Pashkës, përpara se Juda Iskarioti ta tradhëtonte.

Me siguri ç`nuk ke lexuar për të premten 13. Ke parë lajme e shkrime se ç`ka ndodhur nëpër vite. Mund të kesh hapur dhe ndonjë nga ata filmat e frikshëm me të premten e datës 13 ku i ndodh gjëma gjithë personazheve. Janë pikërisht këto filma që na e kanë futur frikën edhe ne shqiptarëve që deri para ca vitesh s`ia kishim idenë që ekzistonte. Thonë që është ditë tersi. Po shkenca ç`thotë shkenca?

Ka mungesë provash që kjo të jetë vërtet ditë tersi. Në një studim statistikash në Irlandë ka rezultuar se kriminaliteti ishte disi më i lartë të premteve, por kjo s`ka pse lidhet me këtë datë. Ndoshta njerëzit të premten e ndryshojnë sjelljen. Nuk janë në punë, janë më të lirë, dalin, frekuentojnë lokale nate dhe dehen.

Gjithsesi, për nesër merre lehtë. Injoroje dhe bëj gjithçka që të pëlqen. ç`të ndodhi në 13 marsin e kaluar? Asgjë, e pra e premte ishte dhe atëherë.

(Kosova Sot Online)