Tentim vrasje me kallashnikov në Vushtrri

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 11:00
Tentim vrasje me kallashnikov në Vushtrri

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Vushtrri rreth orës 10:45.

Si pasojë janë arrestuar dy persona, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk ka pasur persona të lënduar.

“Janë arrestuar 2 të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një AK 47 me dy karikatorë dhe 31 fishekë dhe një gëzhojë e armës tytëshkurtër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pasi janë intervistuar të dyshuarit, njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë. Persona të lënduar nuk ka pasur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)