Kryeministri Hoti takohet me Ajdinin, dakordohen për finalizimin e Kontratës Kolektive

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 12:21
Kryeministri Hoti takohet me Ajdinin, dakordohen për finalizimin e Kontratës Kolektive

Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Hoti dhe Ajdini kanë folur për gjendjen e punëtorëve në vend dhe u dakorduan që sa më parë të finalizohet Kontrata Kolektive Nacionale, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Drafti i kësaj kontrate është diskutuar në Këshillin Ekonomik Fiskal, mekanizëm, përmes së cilit promovohet dialogu social në vend, por mbetet të diskutohen edhe modalitetet e tjera, që ndërlidhen me kohën e fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje,  për shkak të kostos buxhetore dhe situatës së krijuar me pandeminë COVID-19”, thuhet në kumtesë.

“Kryeministri Hoti e inkurajoi kryetarin e BSPK-së, Ajdini që të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve, sigurinë dhe shëndetin në punë, në përputhje me ligjet në fuqi”.

(Kosova Sot Online)