Qeveria nuk i jep mbështetje projektligjit për të drejtat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 12:24
Qeveria nuk i jep mbështetje projektligjit për të drejtat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së

Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë mbështetje projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve të UÇK-së, invalidëve, veteranëve dhe familjarëve të tyre.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë në prezantimin e tij se ligji ka mangësi dhe që nuk e përcakton se prej kur fillon kontributi i dhënë për lirinë e vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që deri në krijimin e rrethanave të reja një nismë e tillë të mos miratohet nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij ky projektligj ka edhe mangësi të tjera, ndërkaq përkrahje nuk i është dhënë për shkak të situatës me të cilën përballet vendi – COVID-19. 

(Kosova Sot Online)