Edhe ‘Partia e serbëve të Kosovës’ del kundër ‘Listës Serbe’: Deklarata e Vuçiqit është hipokrizi

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 12:29
Edhe ‘Partia e serbëve të Kosovës’ del kundër ‘Listës Serbe’: Deklarata e Vuçiqit është hipokrizi

Partia e serbëve të Kosovës (PKS), e udhëhequr nga AleksandarJabllanoviq, ka kritikuar rëndëVuçiqin për deklaratën e tij të fundit i cili krahason çështjenKosovë-Serbi me atë Armeni-Azerbajxhan, ku flet për konflikt të ngrirë dhe luftë me Kosovën.

PKS ndër të tjerash deklaron se: “Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me situatën në Azerbajxhan dhe në Kosovë vlen Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, e njëjta të cilën Prishtina dhe Beogradi po shkelin vazhdimisht në disa segmente”.

Ata gjithashtu kanë thënë se Kosova mbrohet nga forcat ndërkombëtaretësigurisë dhe Ushtria e Kosovës. “Në Kosovë ekziston prania e forcave ndërkombëtare të sigurisë, të cilat duhet të jenë garantuese e paqes dhe stabilitetit. Por vëmë re se ekziston një formacion i armatosur në Kosovë (Ushtria e Kosovës), i cili është themeluar kundër vetë kushtetutës së Kosovës, por edhe me pëlqimin e heshtur të Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.”

“Ne shohim hipokrizi të veçantë në pjesën e deklaratës së Presidentit të Serbisë në të cilën ai flet për nevojën për të mos i lënë “fëmijëve tanë” një konflikt të ngrirë në Kosovë” ka shtuar më tej në deklaratë PKS.

https://www.facebook.com/partijakosovskihsrba/posts/2445770782393900

(Kosova Sot Online)