Peci: Filmat triller të Vuçiqit duhet t’i denoncojmë pa panik, pa rrahje gjoksi

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 14:37
Peci: Filmat triller të Vuçiqit duhet t’i denoncojmë pa panik, pa rrahje gjoksi

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka thënë se koha e dominimit të Serbisë në rajon ka përfunduar me intervenimin e NATO’s.

Ish-diplomati Peci ka thënë se filmat e tipit triller të Vuçiqit duhet të denoncohen pa panik.

“Filmat e tipit triller te Vucicit, duhet te denoncohen si kercenime per sigurine dhe stabilitetin ne rajon, dhe ate pa panik, por kete nuk duhet ta bejme me rrahje te gjoksit ne stilin “ne te dalim ne mejdan”.Koha e lufterave ne rajon ka perfunduar, dhe ate forte mire e dine te gjithe ne Beograd, edhe pse shprehen me terma dramatik dhe konfikt-nxites”, ka shkruar Peci.

Aleksander Vuçiq, të enjten kërcënoi paqen dhe stabilitetin në Ballkan duke thënë se në Kosovë mund të ketë përsëri luftë.

Vuçiq tha se pranon kompromis me Kosovën, por nuk pranon të poshtërohet. Sipas Vuçiqit, një konflikt i ngrirë sikur ai në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, patjetër që do të sjellë luftë edhe në Ballkan.

https://www.facebook.com/lulzim.peci/posts/10224341481229332

(Kosova Sot Online)