“Duket si dinozaur”, aligatori gjigant frikëson banorët

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 15:48
 “Duket si dinozaur”, aligatori gjigant frikëson banorët

Një aligator gjigant është shndërruar në fenomenin më të fundit në rrjet, pasi u filmua duke ecur në një fushë golfi, të mërkurën, në Florida. Përmasat e tij të mëdha, por edhe mënyra sesi zvarraniku po ecte, bëri që përdoruesit e rrjeteve sociale ta quajnë më tepër si një dinosaur T-Rex i dalë nga filmi “Jurassic Park”.

Fatmirësisht nuk kishte këmbësorë pranë aligatorit, ndërsa personi që po e filmonte u largua me shpejtësi me makinë.

Autoritetet vlerësojnë se në Florida jetojnë rreth 1,3 milionë aligatorë, më i madhi, i kapur ndonjëherë, ka pasur një gjatësi prej 53 metrash. Por edhe pse përmasat e aligatorit në fjalë nuk dihen, banorët vendas kanë shprehur shqetësim pasi kafsha mund të përbëjë rrezik për ta.

(Kosova Sot Online)