Leje 40 vjeçare për Kelkosin, sqarohet ministri Kuçi

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 16:45
 Leje 40 vjeçare për Kelkosin, sqarohet ministri Kuçi

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit, për të cilat ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, dje ka mohuar se kompanisë Kelkos i është dhënë leje për operim të hidrocentraleve në Bjeshkët e Deçanit.

Por, sot përmes një postimi në Facebook, Kuçi thotë se ai për aq informacione sa ka pasur, nuk ka qenë në dijeni për lejet e lëshuara për Kelkosin.

Ai tha se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka me qindra aplikacione në sektorë të ndryshëm, për të cilat ai nuk mund të jetë në dijeni rregullisht në kohë reale.

Kuçi i ka publikuar dy lejet mjedisore që i janë lëshuar këtij operatori ekonomik si dhe sqarimin e Komisionit lidhur me këtë proces.

Kompania Kelkos ka marrë leje mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për operimin e hidrocentraleve në bjeshkët e Deçanit, ndërsa këtë e kishte bërë të ditur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

https://www.facebook.com/blerimkuciaak/posts/3653831701343451

(Kosova Sot Online)