Selmanaj: Njeriu që udhëhoqi task-forcën u arrestua, sot endet rrugëve me barna në duar

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 18:14
 Selmanaj: Njeriu që udhëhoqi task-forcën u arrestua, sot endet rrugëve me barna në duar

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj e ka quajtur vendim me vend shuarjen e task-forcës anti-korrupsion nga Avdullah Hoti.

Sipas tij, kjo taskë-forcë ishte krijuar për qëllime shantazhi.

Ai mori shembullin e Nazmi Mustafit, personi që e ka udhëhequr taskforcën e krijuar sa ishte PDK’ja në pushtet.

“… në krye të task-forces brenda Prookurorisë, e kishin vendosur një prokuror i cili vjen të komuniteteve. Pse e kanë vendos, që më lehtë me shantazhu dhe keqpërdor. I shkreti, pas 3-4 muajve që e ka bërë, kjo task forcë çohet dhe e arreston atë e shtin në burg. Ai sot, e kam komshi në Prizren, endet rrugëve. Shpesh e shoh me do barna në dorë…”, ka thënë ai.

Kryeministri Hoti është thirrur në interpelancë pas vendimit që ta shuante task-forcën që luftonte korrupsionin. Sipas Kryeministrit, nuk është e nevojshme që ekzekutivi të krijojë taskforcë brenda Policisë, për luftimin e korrupsionit, kur këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë.

(Kosova Sot Online)