Edhe sonte kryeqyteti me ajër shumë të ndotur

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 20:33
 Edhe sonte kryeqyteti me ajër shumë të ndotur

Prishtina vazhdon të ketë ajër të pashëndetshëm.

Matja e cilësisë së ajrit, sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë të përditësuar në orën 19:00 ka arritur në shkallën 193, e që  cilësohet e pashëndetshme.

Ndotja në këtë nivel është shqetësuese për njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Prishtina vazhdon ta ketë indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit në rajon.

(Kosova Sot Online)