Kamberi: Bashkësia ndërkombëtare e ka harruar Luginën e Preshevës duke u marrë me Kosovën e Serbinë

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 21:50
 Kamberi: Bashkësia ndërkombëtare e ka harruar Luginën e Preshevës duke u marrë me Kosovën e Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar Veprimi Demokratik në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se BE’ja e ka lënë në harresë Luginën e Preshevës, duke e cilësuar si sekondare.

Kamberi ka thënë se faktori ndërkombëtar orientimin momentalisht e ka në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

“Të zgjohet ndërgjegjja e fjetur e bashkësisë ndërkombëtare, duke u orientuar për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, e ka harruar në tërësi Luginën e Preshevës. Çështjet e pakicave po konsiderohen si sekondare nga unioni evropian. Qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare më shumë pëlqejnë stabilokracinë sesa demokracinë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)