E dhimbshme: Vdes 31 vjeçari Astrit Islami, që i ishte rikthyer sëmundja e leukemisë

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 23:33
 E dhimbshme: Vdes 31 vjeçari Astrit Islami, që i ishte rikthyer sëmundja e leukemisë

Ka vdekur i riu Astrit Islami pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leukemisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.

Ata e kanë përshkruar Astriti si person energjik, human dhe shumë i dashur për rrethin dhe shoqërinë.

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllai i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i ishte rikthyer sëmundja duke ia marrë jetën.

(Kosova Sot Online)