Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme?

  • S.A /
  • 14 November 2020 - 07:29
Si do të jetë moti gjatë ditës së sotme?

nstituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IHM’ja parashikon që e shtuna të jetë me mot të vranët dhe interval me diell.

Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

“Dita e shtune parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Image

(Kosova Sot Online )