Lexoni edhe:
Shefi i OBSH’së thotë e gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër COVID-19
Një numër rekord grash do të shërbejnë në Kongresin amerikan dhe po ashtu një numër rekord grash Republikane do të shërbejnë në Dhomën e Përfaqësuesëve.
Me garën zgjedhore ende të papërfunduar, të paktën 141 gra do të shërbejnë në Kongres vitin e ardhshëm, duke thyer rekordin prej 127 grash të vendosur në 2019, sipas të dhënave nga Qendra për Gratë Amerikane dhe Politikën në Universitetin Rutgers.
Shefi i OBSH’së thotë e gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër COVID-19 Lexoni edhe:
Këto shifra përfshijnë të paktën 116 gra në Dhomën e Përfaqësuesëve, duke thyer rekordin 102 të vendosur gjithashtu në vitin 2019, dhe 25 në Senat, megjithëse ky numër mund të tkurret me ngjitjen e Senatores së Kalifornisë, Kamala Harris në postin e zv.presidentes.
Do të ketë të paktën gjashtë gra me ngjyrë në Kongres, katër demokrate dhe dy republikane, përfshirë Cori Bush, e cila do të jetë kongresmenja e parë me ngjyrë e Misurit./A2CNN
(Kosova Sot Online )