Në daljen e parë publike të Trump pas humbjes së zgjedhjeve, gjithë vëmendjen e mori look-u i tij i ri!

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 11:15
Në daljen e parë publike të Trump pas humbjes së zgjedhjeve, gjithë vëmendjen e mori look-u i tij i ri!

Donald Trump të premten mori më shumë vëmendje në mediat sociale për ngjyrën e flokëve të tij – një ngjyrë midis grisë dhe të bardhës – sesa për deklaratat e tij të fundit për vaksinën e koronavirusit.

Në daljen e tij të parë publike që nga zgjedhjet presidenciale që u fituan nga Joe Biden, ish-presidenti i SHBA nuk është shfaqur bjond me ngjyrën e tij të zakonshme, por nuanca e flokëve të tij tashmë është gri.

Trump, duke folur për vaksinën e koronavirusit nuk tha asgjë rreth look-ut të ri, ngjyrë të cilin e kemi parë edhe më parë – por përdoruesit e mediave sociale u treguan të shpejtë për të komentuar pamjen e tij të re.

Shumë përdorues të Twitter shpërthyen me statuse ironike, duke shkruar se stresi pas humbjes së zgjedhjeve është i dukshëm edhe në ngjyrën e flokëve të tij.

Gjatë deklaratës së të tij të premten, Trump nuk përsëriti pretendimet e tij se në fakt ai i fitoi zgjedhjet, jo Bideni, por ngriti dyshime nëse një administratë tjetër do të menaxhonte pandeminë, duke përfshirë çdo mbyllje të mëtejshme.

Shikoni disa nga statuset në Twitter mbi look-un e Trump.

(Kosova Sot Online)