Zëdhënësi i PDK’së cakton kriteret e Presidentit të ri, kërkon të mos jetë fokusi te muskujt

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 11:50
Zëdhënësi i PDK’së cakton kriteret e Presidentit të ri, kërkon të mos jetë fokusi te muskujt

Zëri i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka ironizuar me deklaratën e deputetit të AAK’së, Bekë Berisha, pasi ky i fundit i është referuar kryeministrit të Kosovës si “Avdullahi i vogël me syza”.

Bytyçi në ironi e sipër i ka thënë Berishës se për vendime politike duhen pompa e muskuj dhe jo tru e logjikë.

Në këtë kritikë të tij, anëtari i PDK’së ka përmendur edhe pozitën e presidentit, të cilën tashmë hapur e kërkon kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë!”, ka shkruar Bytyçi.

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/220587049406673

(Kosova Sot Online)