Polonia raporton rekord të viktimave nga COVID-19 për 24 orë

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 12:15
Polonia raporton rekord të viktimave nga COVID-19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Poloni u regjsitruan 548 të vdekur nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re në vendin e Evropës Qendrore shkoi në mbi 10 mijë, shkruan The Guardian,

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 25.571 raste të reja infeksionesh, që megjithatë ishte shifër më e ulët se rekordi prej 27.875 rasteve që u shënua një javë më parë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, tash për tash në spitale ndodhen 22.320 pacientë me COVID-19, prej tyre 2.126 në ventilatorë.

(Kosova Sot Online)