Istogu ndez qirinj për asamblistin që vdiq sot

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 17:24
Istogu ndez qirinj për asamblistin që vdiq sot

Qytetarë të shumtë të Komunës së Istogut janë mbledhur sot në qendër të qytetit për të nderuar Labinot Aliajn, asamblistin e PDK’së që ndërroi jetë sot.

Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi kanë qenë edhe deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Deputetja Ganimete Musliu ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.

I pranishëm ka qenë edhe deputeti i AAK’së, Bekë Berisha.

(Kosova Sot Online)