Kurti: Dy herë kam biseduar me Selimin, ju bën të fala

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 12:09
 Kurti: Dy herë kam biseduar me Selimin, ju bën të fala

Ish-kryeministri Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media ku u ka dalë në mbrojtje ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që po akuzohen për krime të rënda nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai po ashtu ka njoftuar se ka biseduar dy herë me shefin e grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin, ndërsa ka përcjellur edhe porosinë që ai ia ka dhënë.

“Unë dy herë në këto dy ditët e fundit kam biseduar me kryetarin e grupit tonë parlamentar, Rexhep Selimin dhe ai të gjithë qytetarët, aktivistët e juve gazetarët ju përshëndet e ju bën të fala”, ka thënë Kurti.

Paraprakisht, ai ka njoftuar se deputeti Liburn Aliu është zgjedhur ta ushtrojë detyrën e shefit të grupit parlamentar të LVV-së.

(Kosova Sot Online)