Pëllumbi i garave vendos rekord, shitet mbi 1 milion euro

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 07:30
Pëllumbi i garave vendos rekord, shitet mbi 1 milion euro

Një pëllumb garash nga Belgjika është shitur me një çmim marramendës, duke regjistruar një shifër rekord. Mediat ndërkombëtare raportojnë se pëllumbi është shitur për një çmim për 1.6 milion €.

Pëllumbi 2 vjeç, fillimisht u dha në ankand për vetëm 200 €, por u ble nga një qytetar nga Kina për shumën rekord.

Kurt Van de Wouwer, familja e të cilit edukoi dhe zotëronte pëllumbin, tha se ata ishin “në shok” nga lajmet për shitjen e pëllumbit të tyre për këtë çmim. Ky pëllumb është quajtur dhe si “Lewis Hamilton i pëllumbave”, pas shumë garave të fituara prej tij.

Lidhur me shitjen e këtij pëllumbi ka folur dhe organizatori i ankandit, i cili shprehet se është diçka e pabesueshme.

“Këto çmime rekord janë të pabesueshme, sepse kjo është një femër. Zakonisht një mashkull vlen më shumë se një femër sepse mund të prodhojë më shumë pasardhës,” tha për Reuters Nikolaas Gyselbrecht, CEO dhe themeluesi i shtëpisë së ankandit Pipa.

Belgjika prej kohësh është një nga vendet që prodhon më shumë pëllumba dhe njihet me shumë për pëllumbat që përdoren për gara.

(Kosova Sot Online)