Gjermani: Kufizimet Anti-COVID-19 do të vazhdojnë edhe për disa muaj

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 07:33
Gjermani: Kufizimet Anti-COVID-19 do të vazhdojnë edhe për disa muaj

Gjermania mund të përballet edhe katër muaj të tjerë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi dje ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier duke zbehur shpresat për një fund të shpejtë të kufizimeve të vendosura që prej dy javësh.

“Numri i kontaminimeve është ende shumë i lartë, edhe më i lartë se dy javë më parë”, deklaroi Peter Altmaier për të përjavshmen “Bild am Sonntag”, para një takimi të qeverisë, për të vlerësuar progresin e masave kufizuese.

“Ne do të duhet të jetojmë me masa të konsiderueshme paraprake dhe kufizime për të paktën katër ose pesë muajt e ardhshëm”, shtoi ai

“Shumë njerëz tani shpresojnë që të lirohen nga kufizimet, për rihapjen e restoranteve dhe kinemave. Por për shkak të niveleve të infeksionit që janë ende shumë të larta, ne kemi pak hapësirë ëpër manovrim”, theksoi ai.

Gjermania vendosi që prej fillimit të nëntorit kufizime të reja që parashikojnë mbylljen për një muaj të një sërë biznesesh, në gastronomi, argëtim, sport dhe kulturë.

(Kosova Sot Online)