Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, i shërbeu edhe FSK-së

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 08:37
Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, i shërbeu edhe FSK-së

Dje pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Popaj, nga fshati Fortesë i Rahovecit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në Facebook tha se Popaj e kreu me nder misionin e çlirimit të atdheut.

Pas përfundimit të luftës, Popaj vazhdoi të jetë fillimisht si komandant Brigade në TMK e më pas edhe në FSK.

Ndryshe, dy ditë më parë, në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, pjesëtarët e FSK-së dhuruan gjak, për t’i dalë në ndihmë të ish-ushtarit, Popajt.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 13:00.

(Kosova Sot Online)