Hoti bashkë me Bajramin shkojnë sot në BQK

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 10:05
Hoti bashkë me Bajramin shkojnë sot në BQK

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti do të vizitojë sot BQK-në.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria.

Në njoftim thuhet se së bashku me Hotin do të jetë edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Hoti dhe Bajrami do të shkojnë në BQK në ora 14:00.

“Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, vizitojnë Bankën Qendrore të Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Bankës Qendrore të Kosovës KOHA: 14:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)