Vijon rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, në Spitalin e Pejës 88 pacientë të shtrirë me oksigjenoterapi

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 10:26
Vijon rritja e numrit të pacientëve me COVID-19, në Spitalin e Pejës 88 pacientë të shtrirë me oksigjenoterapi

Si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve me koronavirus, edhe në Spitalin e Pejës është rritur numri i personave që po qëndrojnë të shtrirë në spital.

Aty aktualisht po trajtohen 110 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 88 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 582 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 53 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

8 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 6 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

357 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5270 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 5 Operacione.

168 shërbime radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 131 rentgen, 30 EHO dhe 7 CT”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit.

(Kosova Sot Online)