Ky është orari i ri i autobusëve, pas vendosjes së masave

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 11:51
Ky është orari i ri i autobusëve, pas vendosjes së masave

Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 19:00. Reduktimi i orarit të qarkullimit erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja antiCOVID-19.

Nga Trafiku Urban njoftojnë se vetëm linja e aeroportit dhe linja e fshatit Keçekollë do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit, në mbrëmje deri në ora 19:00. Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre. Andaj, duke e zbatuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me kete orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

(Kosova Sot Online)