Mediat serbe thonë se në Bujanoc u gjet sasi e madhe armësh dhe është i UÇPMB’së

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 11:56
Mediat serbe thonë se në Bujanoc u gjet sasi e madhe armësh dhe është i UÇPMB’së

Mediat serbe raportojnë për gjetjen e një arsenali të vërtetë ushtarak më datë 14 nëntor në territorin e Bujanovcit.

Gazeta serbe Kurir në raportimin e saj teksa i referohet autoriteteve zyrtare shkruan se gjatë një kontrolli për largimin e minave në zonë, janë konstatuar një numër i madh predhash anti-tank bashkë me sistemet e tyre të hedhjes.

Po ashtu, është gjetur një sasi e madhe nitroglicerine, një minë anti-tank, një çantë me municione dhe një pajisje GPS.

Mediat serbe raportojnë se këto armë i përkasin Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).

Nga ana tjetër nuk ka një reagim zyrtar të qeverisë serbe se kujt i përkasin këto armë në kohën kur Vuçiç ka kërcënuar hapur me luftë.

(Kosova Sot Online)