Pejani merr mesazhe kërcënuese në “Facebook”

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 12:06
Pejani merr mesazhe kërcënuese në “Facebook”

Një qytetar i Pejës ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka pranuar mesazhe kërcënuese për dhe familjen e tij, nga dy profile në rrjetin social “Facebook”.

Rr. “Bajram Curri”, Pejë 14.11.2020 – 15:26. Ankuesi m/k, ka raportuar se përmes rrjetit social “Facebook” nga dy profile ka pranuar mesazhe kërcënuese ndaj tij dhe familjes së tij”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Në lidhje me rastin sipas policisë është njoftuar prokurori kujdestar.

(Kosova Sot Online)