Dalin në gjueti, një person plagos dy të tjerë

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 12:07
Dalin në gjueti, një person plagos dy të tjerë

Policia në Kamenicë ka arrestuar një të dyshuar i cili derisa ishte në gjueti, nga pakujdesia ka qëlluar dy persona.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kamenicë, ku i dyshuari kishte qenë në gjueti dhe ka plagosur viktimat.

Policia ka njoftuar se viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa ishin për gjueti (në rekreacion) nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri dy viktima m/k. Viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit. Nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishkë dhe leje përkatëse. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)