Vaksina për Covid/ Rama: Kemi paguar kaparin te “Covax”, ja kush do vaksinohen të parët

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 13:25
Vaksina për Covid/ Rama: Kemi paguar kaparin te “Covax”, ja kush do vaksinohen të parët

Duke folur në Kuvend, kryeministri Edi Rama zbuloi se Shqipëria ka pagaur kapar te kompania “Covax” për vaksinën anti-Covid që pritet përdoret në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës.

“Ndihma ekonomike do të jetë e dyfishuar. Sot qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin për Covax.

Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajit që vijnë. Jemi në kom. Të përditshëm me BE, kam pasur bisedë të gjatë me presidenten, disa nga kryeministrat për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë, duke marrë parasysh që vaksina do të dalë për sasitë e disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla që do të mbulojnë të gjithë popullsinë e Evropës.

Ne kemi të njëjtën strategji për vaksinimin falas te grupet vulnerabël dhe për ta shtrirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Sot jemi gati për të patur akses, dhe po punojmë për të patur aleancat e duhura, jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vet për të garantuar vaksinimin e popullsive dhe Shqipëria do të jetë pjesë”, tha Rama nëb Kuvend.

(Kosova Sot Online)