Turqia paraqet mocion për dërgimin e trupave në Azerbajxhan

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 14:56
Turqia paraqet mocion për dërgimin e trupave në Azerbajxhan

Presidenca e Turqisë sot paraqiti një mocion në parlament për vendosjen e trupave turke në Azerbajxhan.

Mocioni, i cili u paraqit nga qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdoëan, kërkon vendosjen e trupave paqeruajtjëse në rajonin e Malësisë së Karabakut për një vit.

Dislokimi “do të jetë për të mirën dhe mirëqenien e njerëzve në rajon”, thuhet në mocion, i cili shton se ky hap do të jetë gjithashtu në interesat kombëtarë të Turqisë.

Mocioni do të votohet në parlament të martën.

Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, kurse përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tri marrëveshje të armëpushimit humanitar.

Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Malësinë e Karabakut.

(Kosova Sot Online)