38-vjeçari nga Prishtina vdes si pasojë e Covid-19

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 15:07
38-vjeçari nga Prishtina vdes si pasojë e Covid-19

Koronavirusi nuk po i kursen as moshat e reja në Kosovë. Në raportin 24 orësh të Institut Kombëtar të Shëndetit Publik njoftohet për një vdekje nga Covid 19 në Prishtinë. E bëhet fjalë për një 38-vjecar  nga Prishtina.

Në 11-vdekjet e raportuara sot nga Covid 19 në Kosovë jepen shifra edhe të personave që janë në moshë të re e që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Në vazhdim gjeni moshat e 11-personave për të cilët shteti njoftoi se vdiqën nga Covid 19 në 24 orët e fundit.

Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

(Kosova Sot Online)