Ish-kryetari i Ferizajt shërohet nga koronavirusi

  • G.G /
  • 16 November 2020 - 15:31
Ish-kryetari i Ferizajt shërohet nga koronavirusi

Deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shëruar nga Covid-19.

Ai e bëri këtë vet të ditur, ku në një postim thotë se pas 3 javësh izolim ka dalur negativ.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur miqë,

Pas izolimit gati 3 javorë, pas ritestimit që bëra, dje dola negativ për Covid19.

Ju Faleminderit të gjithëve që më dërguat me qindra mesazhe gjatë kësaj kohe, duke më bërë të ndjehem mirë e duke më inkurajuar me mesazhet për sherim te shpejt.

Virusin e kalova me pak probleme dhe tani e tutje do te vazhdoj deri ne rikuperim te plotë.I juaji,

Bajrushi

(Kosova Sot Online)