Incizoi krimet e serbëve në Krushë, flet Bellanica: Basha më gënjeu, ky është fati i kasetës

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 22:58
 Incizoi krimet e serbëve në Krushë, flet Bellanica: Basha më gënjeu, ky është fati i kasetës

Milaim Bellanica, personi i cili filmoi momentin e krimeve të serbëve ndaj kosovarëve në fshatin Krushë e Madhe, thotë se kasetën ia ka dhënë Lulzim Bashës.

Ai tregoi të gjithë ngjarjen se si në fillim ia dorëzoi një kopje të kasetës BBC dhe më pas Lulzim Bashës.

“Atë natë që u publiku në BBC, zbriti helikopteri në shtëpinë ku flija, aty kanë qenë refugjatët e Suharekës. Ata u tutën se mos po vjen armiku. Ishin persona me logon e Gjykatës së Hagës.

Më thirri Lulzim Basha dhe tha Milaim Bellanica a je aty, dhe më thirrën të bisedoja me to? Shkova të bisedoj me ta. Kaseta ka qenë sa paketa e cigareve. Dhe me thanë kush të paguar ty për të bërë këtë inçizim. Basha ma bëri këtë pyetje. Dhe unë i thashë që nuk e kam bërë për asnjë. Në fillim më tha Dashamir Peza. Edhe atij  i thashë që e bëra për familjen që ta dinë gjeneratat se çfarë bën armiku ndaj popullit shqiptar. Pastaj më thotë: A fillojmë bisedën?

Dhe i thashë që vetëm nëse do dalim jashtë Shqipërisë, se këtu për 5 lekë ta heqin kokën për këtë inçizim. Kështu u thashë që dua të largohem nga Shqipëria. Gjyqi i Hagës nuk largon njerëz, por tha që bashkë me BBC do të largojmë vetëm nëse më jep kasetën origjinale. Gjatë gjithë bisedës kuptova që nuk ishin të bindur se e bënë serbët atë gjë. Lulzim Basha u prezantua, dhe më tha jam me prejardhje nga Peja, i lindur në Shqipëri,” tha Bellanica.

(Kosova Sot Online)