Shkatërrohet billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 08:36
Shkatërrohet billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë

Lexues kanë bërë të ditur se në mëngjesin e sotëm, billbordi i vendosur në hyrje të Komunës së Graçanicës “Liria ka emër” është shkatërruar.

Ata kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se billbordi është djegur, derisa thonë se aty momentalisht gjendet edhe policia.

Media  ka tentuar të kontaktojë policinë.

Deri në momentin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

(Kosova Sot Online)