Shtohen forcat e policisë në Graçanicë, flet një dëshmitare

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 09:10
Shtohen forcat e policisë në Graçanicë, flet një dëshmitare

Forcat e policisë së Kosovës janë shtuar në vendin ku ishte vendosur billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë, pak orë pasi i njëjti është shkatërruar duke iu vënë flaka.

Në vend të ngjarjes janë parë edhe njësitet e KFOR’it.

Në një lidhje direkte në emisioni një banore e Kishnicës e quan provokim këtë për shqiptarët e asaj ane.

Ajo thotë se ky veprim nuk do të duhej të ndodhte, duke shtuar se edhe më parë kanë pasur provokime të tilla.

“Nuk është në rregull, pse me djegë, dihet Liria ka emër, na e kanë shkatërru edhe vendin për me prit në stacion. Ka shumë njerëz që si mos me jetu këtu veprojnë.  Kemi pas edhe probleme më herët, bie shi duhet me prit në shi”, ka thënë ajo.

E njejta shton se ky veprim duhet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ndërkaq ende nuk e ka dhënë versionin zyrtar për rastin.

(Kosova Sot Online)