Vëllai e sulmon fizikisht motrën në Podujevë

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 10:56
Vëllai e sulmon fizikisht motrën në Podujevë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës.

Policia ka njoftuar se një person e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Podujevë   16.11.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti sipas viktimës femër kosovare motra e të dyshuarit, pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)