Lista Shqiptare në Mal të Zi merr vendim, Gjeloshaj tregon se a do të jenë pjesë e qeverisë së re

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 12:10
Lista Shqiptare në Mal të Zi merr vendim, Gjeloshaj tregon se a do të jenë pjesë e qeverisë së re

Lista Shqiptare nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re malazeze, tha prijësi i kësaj liste në zgjedhjet parlamentare dhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj ka thënë në TVCG se Lista Shqiptare ka marrë një vendim të tillë për shkak të përbërjes së qeverisë, por edhe zgjidhjeve që janë bërë. Ai pohon se nuk kishte asnjë thirrje të sinqertë që minoritetet të përfshiheshin në qeveri.

Ai ka treguar se parimi në demokracitë e zhvilluara është që pakicat të jenë pjesë e qeverisë.

Gjeloshaj tha se ata ishin në bisedime me kandidatin për kryeministër, Zdravko Krivokapiq.

“Ne i dëgjuam të dy palët, bëmë një analizë dhe vendosëm”, tha Gjeloshaj.

(Kosova Sot Online)