Në Alaskë përplaset aeroplani me një ari

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 12:24
Në Alaskë përplaset aeroplani me një ari

Një përplasje e pazakontë ka ndodhur mes një aeroplani dhe një ariu në Aeroportin Yakutat në Alaska.

Fluturimi 66 i Alaska Airlindes po fluturonte nga Cordova në Yakutat kur ekuipazhi i fluturimit hasi në dy arinj që po kalonin në pistë.

“Kapiteni ndjeu një ndikim në anën e majtë pasi arinjtë kaluan nën aeroplan”, thuhet në deklarimin e linjës ajrore. Pilotët më pas vunë re një ari të shtrirë disa metra larg qendrës së pistës, ndërsa po bënin ndaljen e aeroplanit.

Pas përplasjes, motori i majtë i motorit është dëmtuar ndërsa gjatë asaj kohe, aeroplani ishte i mbushur me njerëz të cilët nuk u raportua se morën lëndime.

Ekipet e mirëmbajtjes të aeroportit hoqën kufomën e ariut dhe atë e dërguan në një depo magazinimi.

“Është një dukuri e rrallë që që diçka e tillë të ndodhë”, i ka thënë Dapcevich CNN-it.

“Unë kam qenë në Alaska tërë jetën time dhe kemi pasur zogj ose kafshë të tjera që kanë goditur aeroplanin, mirëpo ky është shembulli i parë i një ariu.

Fotografi dhe biologu vendas, Robert Johnson, ka thënë se ishte i befasuar nga incidenti.

“Ishte një dukuri e pazakontë, në fakt e para në Alaskë. Unë kam punuar me arinj pjesën më të madhe të jetës time”, tha Johnson.

Në vitin 197 kishte ndodhur një përplasje mes aeroplanit dhe një peshku. Aeroplani Boeing kishte goditur një peshk të madh të cilin më pas e kishte kapur shqiponja.

(Kosova Sot Online)