Vdesin dy të infektuar me koronavirus në Gjilan

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 13:13
Vdesin dy të infektuar me koronavirus në Gjilan

Dy të infektuar, që po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kanë vdekur sot.

Një grua nga Gjilani, 65 vjeçe dhe një burrë nga Konçuli i Bujanocit, 64 vjeç, kanë vdekur nga virusi Covid 19. Këtë e ka bërë të ditur drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili.

“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejen me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur me 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli.

Në Spitalin e Gjilanit deri në këtë moment janë të shtrirë 91 pacientë, ku të konfirmuar me COVID-19 janë 60, 27 pacientë të tjerë të shtrirë aty po e presin rezultatin për virusin, ndërkaq 4 prej tyre kanë rezultuar negativë.

(Kosova Sot Online)