Vuçiq: Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 13:56
Vuçiq: Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot rreth marrëveshjes së Washingtonit dhe se si e ka informuar Vladimir Putin për gjithçka që ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Ai në Happy TV të Serbisë tha se amerikanët i kanë premtuar se gjithçka që është nënshkruar në Washington do të mbetet në fuqi.

“Ne kemi marrë siguri se gjithçka e nënshkruar në Washington do të mbetet në fuqi. Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën. Ata thanë se gjithçka do të respektohej. Para bisedës, kam biseduar me të gjithë aleatët tanë se nuk do të ketë surpriza për çështjen e Kosovës, sepse nëse ka, ne nuk do të nënshkruajmë asgjë. Unë e informova Presidentin Putin menjëherë pas nënshkrimit për gjithçka, siç bëra edhe me zyrtarët evropianë”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)