Nagavci: Jemi në një krizë të shumanshme nga Covid, situata është jashtë kontrollit

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 14:02
Nagavci: Jemi në një krizë të shumanshme nga Covid, situata është jashtë kontrollit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka kritikuar edhe njëherë Qeverinë Hoti, për menaxhimin e gjendjes me pandeminë Covid-19.

Ajo ka thënë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit, dhe se Qeveria është një prej faktorëve kyç për krizën në vend.

“Ne jemi në një krizë të shumanshme nga Covid. Situata është jashtë kontrollit. Është e qartë se kjo Qeveri nuk po ja dalin të menaxhojnë me këtë krizë, madje është një nga faktorët se kriza është kështu siç është. Mbi të gjitha askush nuk e di si do të kalojnë tre muajt e ardhshëm”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)