Armend Zemaj: Nuk do të ketë mbyllje totale

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 15:07
Armend Zemaj: Nuk do të ketë mbyllje totale

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës nuk e mendon mbylljen totale si masë për menaxhimin e pandemisë, por që tha se duhen masa më rigoroze për ta menaxhuar situatën.

“Ne asnjëherë nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë. Nuk guxojmë të ndalim jetën me mbyllje, jo shtet i mbyllur, jo biznese të mbyllura, por të hapura me zbatim rigoroz1 të masave ”, tha ai.

Zemaj kërkoi mobilizim nga të gjithë për ta luftuar virusin Covid-19

(Kosova Sot Online)