Këto janë komunat me raste te reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 15:15
Këto janë komunat me raste te reja me koronavirus në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit edhe 690 persona janë infektuar me virusin Covid-19.

Gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi janë shëruar 337 persona si dhe janë shënuar 16 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja. 

(Kosova Sot Online)