Bashkimi Evropian do të furnizohet me 160 milionë doza vaksine të kompanisë “Moderna”

  • A.P /
  • 17 November 2020 - 16:14
Bashkimi Evropian do të furnizohet me 160 milionë doza vaksine të kompanisë “Moderna”

Komisioni Evropian ka rënë dakord me Moderna për të furnizuar deri në 160 milionë doza të vaksinës, por tani “ne duhet të vazhdojmë të negociojmë për ta kthyer këtë në një kontratë”.

Kështu u shpreh një zëdhënës i Komisionit Evropian, Stefan de Keersmaecker, duke specifikuar se Brukseli dëshiron të krijojë “një portofol të vaksinave të ndryshme, por ne nuk e dimë aktualisht se cila prej tyre do të jetë e sigurt”,

Të hënën e 16 nëntorit, kompania bioteknologjike e SHBA-së “Moderna”, njoftoi në një deklaratë se vaksina e saj kundër Covid është 94.5% efektive.

Kompania pret të prodhojë rreth 20 milionë doza deri në fund të vitit 2020 për Shtetet e Bashkuara dhe mund të ketë 500 milionë deri në 1 miliard doza në 2021-shin. 


(Kosova Sot Online)