Hidrocentralet, Blerim Kuçi raporton sot në Komision

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 08:07
Hidrocentralet, Blerim Kuçi raporton sot në Komision

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi do të raportojë sot para komisionit.

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, do të intervistojë dëshmitarët, lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”.

Për sot janë caktuar të intervistohen, Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm; Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00).

(Kosova Sot Online)