Ambasadori amerikan në Beograd: Grenelli bëri që BE’ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 09:34
Ambasadori amerikan në Beograd: Grenelli bëri që BE’ja ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se qasja e të dërguarit special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka ndryshuar mënyrën se si Bashkimi Evropian është marrë me Ballkanin Perëndimor.

Sipas Godfrey, me këtë bien dakord edhe kritikët më të mëdhenj të Grenell.

“Edhe kritikët më të mëdhenj të Richard Grenellin bien dakord që qasja e tij ndaj rritjes së dinamizmit ka ndryshuar gjithashtu mënyrën se si BE-ja është marrë me Ballkanin Perëndimor” tha Godfrey.

(Kosova Sot Online)