Në Pejë zhduket një vajzë, nëna e saj thotë se është përdoruese e substancave narkotike

  • E. /
  • 18 November 2020 - 10:44
 Në Pejë zhduket një vajzë, nëna e saj thotë se është përdoruese e substancave narkotike

Një vajzë nga Peja raportohet të jetë larguar nga shtëpia e saj, ku ende nuk është kthyer.

Për rastin ka raportuar nëna e saj. Derisa ka raportuar se vajza ka dalë nga shtëpia e nuk është kthyer, ajo ka thënë edhe se vajza e saj është përdoruese e substancave narkotike.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj f/k ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankueses, viktima është përdoruese e substancave narkotike”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)