Gjilan: E frikëson të miturën se do të ia postojë fotot intime

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:00
Gjilan: E frikëson të miturën se do të ia postojë fotot intime

Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar i cili e ka frikësuar një vajzë të mitur se do të ia publikojë fotot intime.

Rasti ka ndodhur të martën e 10 nëntorit në Gjilan, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti, pasi ka marrë fotot intime të viktimës f/k (e mitur), ka frikësuar viktimën se do t’ia publikojë fotot”, bën të ditur policia.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërgiar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon mobil”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)